Si ndodhi aksidenti në Pejë ku vdiq 17-vjeçari, flet dëshmitari

Pos të riut nga Shushica e Istogut që vdiq në vetaksident, u lëndua edhe një 19 vjecar. Shoqëria civile alarmon për numrin e aksidenteve në Pejë.

Është një nga rrugët më të ngarkuara me vetura.

Megjithatë, të martën nuk ishin automjetet shkaku i një aksidenti që përfundoi me fatalitet, këtu në Qyshk të Pejës.

17-vjeçari Fatlind Jaha nga Shushica e Istogut, u vetaksidentua derisa po ngiste motoçikletën.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një nga dëshmitarët tregon për T7 se si ndodhi aksidenti.

Në këtë rast lëndime mori edhe një 19 vjeçar, bashkudhëtar i të riut që vdiq.

Shoqëria Civile në këtë Komunë alarmon për numrin e madh të aksidenteve që kanë ndodhur këtë vit.

Sipas tij institucionet duhet të punojnë më shumë për vetëdijësimin e qytetarëve.

Varrimi i 17-vjeçarit u bë të mërkurën në Shushicë të Istogut.