Italia, deri tani, ka shmangur një valë të dytë që ka shkaktuar shqetësim të madh në shtetet tjera. E tani ka një konsensus se si ja dolën italianët të mbajnë kontrollin.

Ishin dy faktorë kyç: një izolim i rreptë në gjithë vendin që ndaloi përhapjen e virusit nga regjionet veriore të goditura rëndë nga pjesa tjetër e shtetit; dhe zbatimi ashpër i protokolleve shëndetësore siç ishte mbajtja e maskës dhe distancimit social.

Izolimi, i imponuar në fillim të muajit maj, shmangu shpërndarjen e virusit në jugun jo funksional të Italisë, ku spitalet e pak financuara kanë më pak resurse sesa veriu i pasur. Ekspertët thanë se kjo do të mund të ishte një katastrofë.

Izolimi ishte i rreptë, i pandërprerë por gjerësisht i respektuar. Me javë të tëra, italianët nuk u lejuan jashtë shtëpive të tyre përveç nëse kishin punë të pashmangshme, kishin nevojë furnizimi me ushqim apo ilaçe.

Patrullat e policisë ishte të shpeshta, që transmetonin porositë përmes altoparlantëve që urdhëronin njerëzit të qëndronin në shtëpi. Njerëzit që kapeshin të vozisnin biçikletat për argëtim në vend se për punë dënoheshin rëndë; pasagjerët që nuk mbanin maskën dëboheshin nga transporti publik/.

Sipas indeksit të reagimit të qeverive Italia kishte zbatimin më të rreptë të masave të izolimit në botë. Ky indeks kishte krahasuar masat e vendosura nga shtetet përreth botës për të luftuar virusin.

E gjithë kjo ju kushtoi shumë italianëve, Bruto Prodhimi Vendor i Italisë parashikohet të bie për së pak 10 për qind këtë vit si rezultat i mbylljes së bizneseve dhe industrive.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Italisë, Roberto Speranza, tha se Italia në asnjëherë nuk duhet menduar se i shpëtoi rrezikut. “Nuk mund të shkujdesemi. Ne ju shmangën stuhisë ndoshta, por nuk jemi ende në port të sigurt”.