Si ia pushtuan kopshtin kësaj familjeje kafshët e egra përgjatë kohës së izolimit

Lodrat e destinuara për fëmijë nga një çift, përgjatë periudhës së izolimit si rezultat i transmetimit të shpejtë të virusit korona, kaluan nën pronësinë e kafshëve të egra.

Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ po e dokumenton këtë nëpërmjet një videoje, në të cilën shfaqen nuselala, zogj mali e qelbës duke shfrytëzuar mjetet argëtuese për qëllime të veta.

Robert, artist që kryen vepra artistike për kafshët e egra, ka vendosur kamera në cep të lojërave për ta parë sjelljen e kafshëve.

Ndiqeni videon për t’i parë momentet kur kafshët e egra argëtohen me lojëra të destinuara për njerëzit.