Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë.
Por edhe përgjigja e të parit të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante. E shumë i relaksuar me përgjigjen e tij u duk i pari i Fushë-Kosovës,
Burim Berisha i cila me të qeshur tha se edhe 10 vjet nuk e dorëzon këtë post.
Në vënien e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës” mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili është edhe investitori kryesor i këtij projekti në vlerë mbi 2 milionë euro./Ballkani.info/







