Si ia doli Haradinaj ta mbante tarifën 100% pa e lëndu miqësinë e përhershme me Amerikën?

Shkruan: Halil Matoshi

– “Kosova përket në botën të cilës i prinë Amerika. Unë jam ushtar i Amerikës”- i pëlqen të thotë Ramush Haradinaj.

* Tarifa 100% ndaj Serbisë âsht vendosë më 21 nëntor, 2018.

* Më 14.12.2018 Kuvendi ka votu ligjet themeltare për USHTRINË e Kosovës, të draftume nga Qeveria Haradinaj. Për ligjin e Ministrisë së Mbrojtjes votuan 101 deputetë, aq sa ishin të pranishëm nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit. Për projektligjin e FSK-së votuan 98 prej aq sa ishin të pranishëm, ndërsa për projektligjin për shërbim në FSK votuan 96 deputetë prej aq sa ishin të pranishëm.
Të njâjtën ditë ShBA përshëndetë themelimin e ushtrisë kosovare, me ligj.

* Tarifa ishte në fuqi (10%) kur ShBA mbështën FSK-në me 27 Humwee më 11 korrik 2018.

* Tarifa 100% ishte në fuqi kur më 19 shkurt, 2019 në takim me delegacionin e MCC, Karen Sessions dhe Jonathan Brooks e bâni të ditun se janë nda fondet e MCC për Kosovën, madje të rrituna për miliona dollarë!?

*Tarifa 100% ishte në fuqi kur ShBA u përfshi direkt në dialogun Kosovë-Serbi, përmes Ambasadorit Richard Grenell, si përfaqësues Special i Presidentit Trump për dualig, që Haradinaj e kishte kërku që në takimin e parë në Bruksel, me Federica Mogherinin, më 18.12.2017.

Tarifa 100% ishte në fuqi kur ShBA-të i kërkonin Serbisë ndaljën e fushatës për çnjohje të Kosovës nga vendet e treta, si kundërvlerë për heqjen e saj!?

E sot!???

P.S.

Në ni vështrim autorial Xhemail Ahmeti ndër tjera zbërthen edhe ni “sekret” të Qeverisë Haradinaj:

“Do të mjaftonte që ajo (Qeveria Kurti, vër. H.M.) të vazhdojë taktikën e trashëguar nga qeveria Haradinaj për t’i ikur konfrontimit sidomos me amerikanët. Edhe në kohën e qeverisjes së kaluar amerikanët, presidenti, BE dhe gjithë kërkonin heqjen e menjëhershme të taksës, ajo nuk e bëri, por njëkohësisht duke evituar sanksionet. Ia doli me këtë lloj politike të jashtme ngase vepronte me një strategji dypolëshe; duke bindur vazhdimisht aleatët se nuk e ka me ata (por ka kujdes me politikën e brendshme dhe zbutjen e Serbisë) dhe njëkohësisht operonte me lobe brenda-amerikane, britanike e gjermane për bllokimin e marrëveshjeve (eventuale) verbale e sekrete ndërmjet primatëve Thaçi – Vuçiç -Grenell. Haradinaj nuk përqeshte as fasadat e Kapitolit as orientimin seksual të ndonjë emisari.
Dhe mbi të gjitha: me veprimet e saja politike qeveria Haradinaj nuk transmetonte sinjale sikur konsideron alternativë udhën e Kosovës drejt aleancave jo-perëndimore.”