Krimineli

Si i ofruan mbrojtje ushtria e Serbisë dhe ajo malazeze kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, madje atij iu rrit edhe pensioni

Historia e sotme ju kthen në vitin 2006, kur Ushtria e Serbisë dhe Malit të Zi pranoi se i ofronte mbrojtje kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Përkatësisht, shefi i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake (VBA) të Ushtrisë së SCG-së, Svetko Kovaç, në seancën e Këshillit Suprem të Mbrojtjes të SCG-së në Beograd ka dorëzuar një raport, në të cilin thuhet se Ratko Mlladiq herë pas here ka qëndruar në objektet ushtarake deri në qershor 2002.

Për të vërtetuar faktet nëse ndonjë pjesëtar i Ushtrisë SCG ofron mbështetje apo është në kontakt me të paditurit e Hagës, VBA ka marrë dhe po merr masa intensive ndaj disa personave nga ushtria, bazuar në vendimet e gjykatave kompetente”, thuhet në komunikatën e publikuar pas seancës.

Gjithashtu u konstatua se dy anëtarë të Ushtrisë SCG kishin autorizim për të rritur pensionin e Ratko Mlladiqit, por ai u përdor vetëm një herë, në gusht 2002. E gjithë pjesa tjetër e pensionit u ngrit nga familja e Mlladiqit, sipas raportit.