Si i la në lloç 3500 punëtorë Bordi i Telekomit i emëruar nga ish kryeministri Kurti?

Në momentet kritike për kompaninë dhe kur më së shumti i duhej një vendimarrje për situaten e rëndë operative dhe financiare, Bordi i Drejtorëve të Kosovës vendos që të largohet.

Dorëheqja e tyre shihet si dorëzim dhe papërgjegjësi totale ndaj vendimeve që pritet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës me rastin e zhbllokimit te xhirollogarive nga ana e Z Mobile.

Ky Bord profesionistësh e ekspertësh, të ashtuquajtuar nga Qeveria Kurti, nuk ka arritur që nga dita e parë e emërimit të bëjë asgjë në dobi të kompanisë më të madhe në vend.

Në kohën kur duhej të ballafaqoheshin me problemet reale të Telekomit të Kosovës, ky Bord në momentin më të keq, zgjedh rrugën e dorëzimit duke lënë të kuptohet se prej fillimit anëtarët e tij nuk kanë qenë të aftë dhe as të thirrur profesionalisht për të udhëhequr me Telekomin.

Madje, ky Bord në vend se të marrë përgjegjësitë që i takojnë, e fajësojnē Aksionarin, respetivisht Qeverinë Hoti për mosveprim dhe mbështetje.

“Tash komplet vendimarrja i takon Qeverisë, sepse më s’kemi Bord”, ka thënë Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit.