Si i kanë raportet mes tyre?! Detaji që ngriti dyshime tek fansat

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë ngritur dyshime tek fansat për një krisje mes tyre, pasi moderatorja mendohet se nuk ishte e pranishme  në ditëlindjen e babait të këtij të fundit.

Dagz postoi në rrjetet sociale foto nga festa e ditëlindjes së babait dhe ajo çfarë mori vëmendje ishte mungesa e Einxhel.

Por për të hedhur poshtë të gjitha dyshimet, ajo ka komentuar në postimin e Dagz “Ju dua”  duke i dhënë kështu fund çdo keqkuptimi që mund të krijohej dhe mesa duket lidhje mes tyre po vijon më së miri.