Si futen banorët në “It’s my home”, Valon Maloku tregon kriteret

Valon Maloku, drejtues i First Chanel, që po e transmeton “It’s my home”, ka treguar për kriteret e caktuara për personat që synojnë të bëhen pjesë e kësaj shtëpie.

“Ne kemi vendosë me mbajt një reality të tillë , i cili është pjesë e shumë reality-ve të tjerë që do të mbahen ndërkohë. Kemi nisur me “It’s my love”, tash është “It’s my home”, do të jetë “It’s my job”, “It’s my family”, “It’s my neighbour”. Janë nja 6-7 që e kompletojnë jetën e një njeriu që mundet me kalu. Muj me i qit (të njëjtit). Nëse i kam mësu qysh me debatu për dashni, tash po i msoj qysh me jetu 12 vet me ni familje, nesër do t’i msojmë qysh me marr ni zanatë, masnesër qysh me marr naj diplomë etj. Te unë është qëllimi me i mësu, qëllimi është edukativ. Nuk janë krejt të njëjtit personazhe, janë 12 persona. Për mos me thanë që Valoni e zgjedh e dikë s’e zgjedh, audicioni është mbajtur në AAB. Janë paraqit qata që janë paraqit se me zor smuj e marr kërkon. Kriteret, psh, nëse një njeri thotë e kom një rast të veçantë me kallxu, e kam ni jetë të vështirë e marrim. Ne na duhen 12 karaktere të ndryshme, orientime të ndryshme fetare, njerëz që kanë pasur të kalume të keqe, njerëz me magjistër”, tha Maloku në “Pressing” të T7.

“Në momentin që bëhet përzgjedhja e ngushtë, kemi kontraktuar një psikologe dhe një psikoterapeute, sepse kemi menduar se duhet ta dijmë se çka po shtijmë brenda. Ua kanë bo disa teste të caktuar dhe ua bëjnë. I kanë bo testet përpara”.

Ai tha se ka marrë raport për secilin banor, derisa shtoi se gjëja që i ka interesuar më së shumti është agresiviteti.

Maloku tha se banorëve u janë bërë edhe testet mjekësore.

“Njëri prej neneve thotë çfarëdo që ndodh ndaj personave të tretë e marrin përgjegjësinë ata, na nuk kemi përgjegjësi.”