Ushtria
Si është gjendja në Veriun e Mitrovicës?
Sot pritet të fillojë transformimi i FSK-së në Ushtri pasiqë Kuvendi i Kosovës të votojë pro fillimit të proceseve transformuese
.
Ballkani.info dje ka raportuar se strukturat paralele serbe po përgadisin skenare për destabilizim të Veriut në ditën kur Kuvendi i Kosovës do të votojë projekt-ligjet për fillimin e transformimit të FSK-së në Ushtri.
Zëvëndës-komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Ballkani.info se gjendja është e qetë.
“Një ditë normale, me borë – gjendja është e qetë, gjithçka është nën kontroll”, tha Hoti.
Serbia ka kërcenuar Kosovën vazdhimisht se në rast që formon Ushtrinë do të ketë pasoja destabilizuese për Ballkanin. /Ballkani.info/