Si është gjendja e Amir Rrahmanit? Tregon Sahiti

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Kosovës, ka folur për lëndimin që pësoi Amir Rrahmani në minutën e tetë.

Kapiteni i Kosovës u dëmtua në shpatull dhe pak minuta më vonë u detyrua ta braktisë ndeshje, pasi s’mundi të vazhdojë.

“Nuk dihet akoma do të shoh stafi mjekësore, nuk besoj se është lëndim i rëndë, por sidoqoftë kur Amir Rrahmani largohet nga fusha mund të mos jetë lëndim i lehtë”, tha Sahiti për Super Sport.

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.