Deputeti Avdullah Hoti ka reaguar pas situatës me energjinë.
Ai ka pyetur pse ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë.
Postimi:
Ky Kryeministër:
– Kundërshtoi dhe anuloi ndërtimin e termocentralit të ri,
– Nuk ndërtoi asnjë kapacitet të ri energjetik,
– Anuloi projektin e gazit nga Marrëveshja e Uashingtonit.
Sot, përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës.
Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!
Si erdhi puna deri në këtë pikë?!







