Si erdhi deri tek aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” ku mbetën të vdekur dy persona (VIDEO)

Në mesnatën e së shtunës, 25-vjeçari Arianit Bytyqi, ishte ndalur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ për t’i dhënë disa dokumente kolegut të tij, Gentrit Gallopeni, i cili ka rënë në mes të dy traseve të autostradës.

Përderisa Bytyqi kishte shkuar për ta kërkuar, kishte rënë edhe ai.

Babai i Arianitit që mezi i mban lotët, thotë se është i shokuar me ngjarjen, duke thënë që ende nuk e ka të qartë se si ka ndodhur kjo

Arianit Bytyqi ishte duke u kthyer nga Gjilani në Prizren me një minibus të kompanisë “Sharr Travel”, ku edhe kishte një vit që punonte aty si shofer.

Viktima tjetër, Gentrit Gallopeni ishte nga një fshat i Suharekës, i cili po ashtu, ishte punëtor i kësaj kompanie.

Në anën tjetër, kjo kompani nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, por në faqen zyrtare në facebook, ata u kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Me urdhër të prokurorit, 3 shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=124&v=-fF85ECtih0