Si e njohën dhe si ndërtuan mina druri për Bekim Berishën familja Desku nga Siqeva (VIDEO)

21 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, dëshmori i kombit, Bekim Berisha i njohur si Abeja.

Abeja u vra në Betejën e Junikut më 10 gusht të vitit 1998. Ai kishte ardhur nga Kroaci të luftonte për atdheun e tij.

Ballkani.info më 1 maj të këtij viti e kishte realizuar një rrëfim ekskluziv për Bekim Berishën nga fshati Siqevë i Klinës.

Meqë është përvjetori i rënies së tij, ne e risjellim edhe një herë për lexuesit tanë raportin e 1 majit nga Familja Desku e Siqevës.

Storja e plotë:

Rrëfim ekskluziv i familjes Desku. Si e njohën dhe si ndërtuan mina druri për Bekim Berishën-Abejën

Nga kjo makinë u prodhuan qindra mina nga druri.

Ato u përdorën kundër forcave serbe gjatë luftës në Kosovë, respektivisht gjatë pranverës dhe fillim verës të vitit 1998.

Ky i moshuar nga fshati Siqevë i komunës së Klinës rrëfen ekskluzivisht për Ballkani.info se si i mori instruksionet për krijimin e mjeteve shpërthyese nga luftëtari i njohur nga Rrafshi i Dukagjini Bekim Berisha me njohën Abeja.

Ai u vra në Junik nga serbët derisa luftoi për çlirimin e vendit.

Zhdrukthtari Sinan Nushi Desku e mban mend fort mirë, kohën kur ditë e natë punonte në këtë punëtori që tashmë ka mbetur si muze për familjen Desku.

Ai për dëshmorin Bekim Berisha kishte krijuar gjithsejtë 100 mina. E thotë se për këtë i ishte falënderuar shumë Abeja.

Në këtë rrëfim flasin edhe Haxhi Desku, në shtëpinë e të cilët për javë të tëra qëndroi Bekim Berisha. /Ballkani.info/

loading…