Si do të votojnë personat me Covid-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me coronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi për Telegrafin.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.