Si do të veprohet me personat që nuk duan ta marrin vaksinën anti-COVID, tregon ministri Vitia

Hezitimi i qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID ka qenë një nga temat që është diskutuar në Komisionin për Shëndetësi.

Anëtari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj e ka ngritur këtë shqetësim, me ç’rast e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se cila është strategjia për personat që nuk duan të marrin vaksinën anti-COVID.

Ministri Vitia ka thënë se ka pasur një hezitim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të personelit shëndetësor për t’u vaksinuar.

Por Vitia ka pohuar se kjo është duke u shuar dhe tha se 7-8 ditë para fillimit të vaksinimit në masë do të fillojë një fushatë për vaksinim.

“Shfrytëzoj rastin që para Komisionit t’iu bëjë ftesë qytetarëve se vaksina nuk ka pasur efekt anësor shqetësues tek qytetarët që kanë marrë vaksinën”, tha ai.

Vitia shtoi se vetëm vaksina mund të parandalojë në paradnalimin e përhapjes së virusit, por duke mos harruar edhe masat tjera.