Si dështoi ‘Sputnik V’ të bëhet fitorja e Vladimir Putinit

Alexey Levinson, Jiri Yust, Konstantin Eggert, Ilya Yasny po diskutojnë dështimin e projektit të PR të Kremlinit.

Vaksina ruse Sputnik V është regjistruar edhe para fillimit të provave kryesore klinike. Nxitimi me të cilin u bë kjo dhe vetë emri Sputnik, sugjerojnë që autoritetet ruse ishin të etur të siguronin përparësi për veten e tyre duke provuar të dominonin në fushën e mjekësisë dhe të shiheshin si shpëtimtar të botës. Sidoqoftë, kjo fitore shumë e kushtëzuar në garën e vaksinave nuk solli rezultatet e pritura për Putinin.

Vaksina ruse trajtohet me kujdes si në botë ashtu edhe në vetë Rusinë. Sipas sondazheve të tashme nga Levada Center (autoritetet ruse e futën në listën e “agjentëve të huaj”, Levada Center), më pak se një e treta e rusëve janë gati të vaksinohen me Sputnik V.

Pse Sputnik nuk e ndihmoi Putinin të përmirësonte imazhin e tij dhe sa njerëz, në parim, janë të gatshëm të vaksinohen kundër COVID-19, u diskutua me sociologun Alexei Levinson, ekspertin shkencor Ilya Yasny, shkencëtarin politik, Konstantin Eggert.

Sociologu Alexey Levinson, mendon se Putini vaksinën e prezantoi më shumë si mjet politik, sesa si një instrument për ruajtjen e shëndetit.
“Kur vaksina doli, nuk është se i kaloj të gjitha testet e duhura. Autoritetet nxituan për ta kapitalizuar vaksinën dhe në fund dështoi në popullaritetin global të Putinit”, thotë sociologu.

Levinson thotë se së pari, industria ruse farmaceutike nuk gëzon një prestigj të madh as midis rusëve.

“Shumica e njerëzve nuk i besojnë vaksinës Sputnik, kjo është edhe arsyeja e refuzimit për tu vaksinuar. Nuk ka raporte që njerëzit kishin ndonjë vuajtje ose efekte anësore nga vaksina Sputnik, sepse ata duket se nuk janë as në internet dhe as në shtyp, e arsyeja dihet, sepse kontrolla është e madhe”, thotë Levinson.

Ekspertin shkencor, Ilya Yasny, thotë se mund të thuhet se efektiviteti dhe siguria e vaksinës nuk është provuar, dhe raportet nuk u botuan kurrë.
“Sepse për provën është e nevojshme që studimi, së pari, të kryhet për një periudhë më të gjatë, por kjo, për shembull, nuk gjendet në asnjë vaksinë në botën, por ekspertët ende duhet të binden se studimi është kryer në mënyrë korrekte. Dhe ne, për shembull, nuk e botuam protokollin e hulumtimit të fazës së tretë, pa të cilin ekspertët e pavarur nuk mund të jenë të sigurt nëse rezultatet e botuara në revistën Lancet korrespondojnë vërtet me mënyrën se si ishte planifikuar kërkimi dhe si u krye kërkimi”.

Shkencëtari politik, Konstantin Eggert, thotë se Putini shpresonte që ta përdorte politikisht vaksinën.

“Në një moment Bashkimi Evropian do të thoshte: ju e dini, ne me të vërtetë kemi nevojë për të rivendosur marrëdhëniet, ne me të vërtetë kemi nevojë që kufijtë të hapen përfundimisht dhe kështu me radhë, kështu që le të regjistrojmë vaksinën ruse, ne do të njohin atë. Por, kjo nuk ndodhi”