Rozeta Hajdari

Si deklaronte ministrja Hajdari para prokurorit se “nuk e ka ditur rëndësinë e deklarimit të pasurisë”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është e dënuar nga Gjykata për vonesë në deklarim të pasurisë.

Ajo ishte dënuar me 700 euro gjobë.

Për aktakuzën ndaj Hajdarit kishte raportuar gazeta Nacionale para 9 muajsh.

Fakti më i çuditshëm ishte se ministrja Hajdari para Prokurorisë kishte deklaruar se nuk e ka ditur rëndësinë e deklarimit të pasurisë.

“Pra, nuk kam marrë asnjë shkresë zyrtare që në fillim të javës së parë pas pranimit të detyrës e as javës së dytë të shkurtit, dhe pastaj asistentet e mia të reja të cilat kanë qenë duke u njohur me punën e kabinetit as ato nuk kanë qenë të informuara që të sjellin në vëmendjen time raportimin dhe rëndësinë e raportimit në AKK. Pra, nuk kam qenë e vetëdijshme për rëndësinë e këtij raportimi. Me marrjen e detyrës unë kam qenë e stërngarkuar me detyra të ministrisë dhe takime njoftuese me ambasadat të cilët kishin pritur kohë të gjatë për t’i adresuar çështjet që kishin qenë të natyrës emergjente dhe jemi marrë me pasojat e atyre çështjeve. E di më kujtohet se në atë kohë ka qenë alarmi për sjelljen e virusit Covid 19 në Kosovë. Me datë 12 mars 202 ka qenë edhe marrja e vendimit të parë për marrjen e masave për adresimin e pandemisë, meqë kishim raste të popullatës së infektuar. Sa më kujtohet nga ajo kohë kanë qenë njoftimet nga AKK-ja për shtyrjen e afatit për deklarimin e pasurisë si rezultat i Koronavirusit”, kishte deklaruar Rozeta Hajdari para Prokurorisë.