“Shyqyr që keni ardhë në pushtet” – Konjufca e shikon i çuditur fjalimin e deputetes së AAK-së

Diskutime të ashpra në Kuvend ka shkaktuar propozimi i Projektligjit për Harmonizimin e Çmimit të Barnave në Kosovë, i cili është propozuar nga PDK.

Kjo pasi që Vetëvendosje të njëjtin po e refuzon, nën arsyetimin se Ligjin për çështjen në fjalë do ta sjellë Qeveria, dhe se Ligji i propozuar nga PDK, është vetëm një modifikim i udhëzimit administrative, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me këtë çështje u deklarua edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj. Kjo e fundit, tha se Vetëvendosje sipas saj më nuk e ka të drejtën të thiret në pafajësinë e vet, pasi që siç thotë ajo, gjatë kësaj kohe në pushtet, ka kryer mjaftë faje.

“Shyqyr që keni ardhë në pushtet. E keni vra pafajësinë në të cilën jeni thirrë. Mos u thirrni në pafajësi se për kaq pushtet keni ba kaq shumë faje. Çka ka të keqe pse kjo nismë s’po përkrahet. Mos dilni ma me e lujt të pafajshmin se jeni mush me faje deri në maje të kokës”, ka thënë ajo.