Shyhrete Behluli nuk e duartroket Shkurte Fejzën kur del në skenë (VIDEO)

Me rastin e ditëlindjes së 86-të së Nexhmije Pagarushës, është organizuar një ceremoni ku kanë marrë pjesë artistë të shumtë.

Ndër figurat e njohura që kanë marrë pjesë, kanë qenë edhe dy këngëtaret e njohura të cilat së fundmi kanë pasur disa mosmarrëveshje mes vete, Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli.

Kur është ftuar në skenë për të performuar Shkurte Fejza, të pranishmit e kanë mirëpritur me duartrokitje, por jo edhe Shyhrete Behluli.

Në videon e siguruar nga Ballkani.info, kjo e fundit shihet duke mos duartrokitur ish-kolegen e saj, që lë të kuptohet se ende nuk kanë gjetur një gjuhë pajtimi mes tyre.

Edhe gjatë performancës së Shkurte Fejzës, Shyhrete Behluli nuk e përcjelli.