Shumën e parave që do t’i marr Trumpi pasi i përfundoi mandati, mund t’ia ndalojë Senati

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të marrë një pension prej mbi 221 mijë dollarësh në vit dhe përfitime të tjera shumë më të vlefshme se paratë raporton CNN.

Sidoqoftë, nëse Senati konfirmon tërheqjen e tij, ai mund t’i humbasë të gjitha përfitimet që i gëzon një president pas përfundimit të mandatit.

Paralajmërimin e dha profesori i drejtësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, Michael Gerhard.

“Nëse Senati dënon Trump dhe konfirmon tërheqjen, ndoshta do të duhet një votë tjetër për t’i refuzuar pensionin dhe përfitimet që e ndjekin me ligj”, tha Gerhard.