Shumë të moshuar në pritje të vaksinimit kundër COVID-19, nuk i dinë procedurat për regjistrim

Me ardhjen e  24 mijë vaksinave Anti-COVID në Kosovë, interesimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave të moshuar për t’u vaksinuar me to ka qenë shumë i madh.

Ndonëse të moshuarit kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar kundër COVID-19, shumë prej tyre nuk po arrijnë ende ta marrin vaksinën.

Që nga dita e marte kur edhe ka filluar vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe të moshuarve në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shumë të moshuar kanë pasur ankesa për procedurat e vaksinimit.

Përkundër pritjeve të gjata, ata kanë treguar se nuk kanë arritur ta marrin vaksinën, kjo pasi që u është kërkuar që të aplikojnë online.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se të dhënat janë mbledhur dhe të gjithë ata që hyjnë në fazën e parë për vaksinim do të kontaktohen për të marrë vaksinën.

Ndërsa për të aplikuar për marrjen e kësaj vaksine është lansuar platforma e shërbimeve online: https://ekosova.rks-gov.net/