Shumë ndryshe nga ç’jeni mësuar ta shikoni/ Enca pozon nga ballkoni: Goca e ëndrrave FOTO

Enca ka publikuar para pak minutash disa foto të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka publikuar sot disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet shumë tërheqëse.

Ndryshe nga herët e tjera që jemi mësuar ta shohim paksa të zhveshur, kësaj radhe ka ardhur shumë ndryshe. Teksa ka pozuar nga ballkoni, Enca mban veshur një golf të zi dhe ka përdorur një make-up të lehtë, ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës.

Gjithashtu pamjen e ka kompletuar edhe me aksesorë. “Goca e ëndrrave”, ka shkruar Enca krahas fotos ku shfaqet me një look të thjeshtë.

Kujtojmë se këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në “Instagram”, ku ndiqet nga 2.3 milionë ndjekës.