Kandidati Shukri Buja ka zhvilluar një takim me qytetarë të Lipjanit në restorantin “Berlini”. Sipas organizatorëve, atmosfera dhe mobilizimi ishin në nivel të lartë.
Në fjalën e tij, Buja ftoi qytetarët që të premten, nga ora 19:00, të mblidhen në Palestrën e Re Sportive në Lipjan, ku ai tha se do të festohet “fitorja e përbashkët”.
Ky aktivitet është pjesë e takimeve të rregullta që kandidati po zhvillon me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.







