Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e komunitetit ashkali, ku ka marrë një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e së dielës.

Buja ka bërë të ditur se bashkëqytetarët e komunitetit ashkali, në të gjitha vendbanimet e Lipjanit, janë rreshtuar në përkrahje të ekipit të tij fitues.

“Bashkëqytetarët e komunitetit ashkali në të gjitha vendbanimet e Lipjanit po rreshtohen me ekipin tonë fitues. Falënderim i veçantë për besimin dhe përkrahjen tuaj, së bashku për fitore të dielën!”, ka deklaruar Buja.

Ky takim vjen në kuadër të mobilizimit të fundit para zgjedhjeve lokale, ku kandidati Buja po thekson përfshirjen e të gjitha komuniteteve në vizionin e tij për zhvillimin e Lipjanit.