Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në tubimin e mbajtur sonte. Ai tha se besimi i dhënë do të kthehet me punë dhe projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Banullë, Gllogoc e Qellopek, tre fshatra, një vizion i përbashkët! Shkolla moderne, rrugë të sigurta, shëndet për të gjithë, si dhe gra e rini që ecin përpara. E ardhmja është këtu, prandaj fitorja është e jona!”, tha Buja para përkrahësve.

Ai shtoi se prioritet i programit të tij mbetet zhvillimi i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe fuqizimi i grave e të rinjve në komunën e Lipjanit.