Sonte, në një tubim madhështor, kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, u shpreh i nderuar dhe i përulur nga përkrahja e fuqishme e veteranëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të UÇK-së.

“Besimi i tyre është frymëzimi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores. Zgjidhja e sfidave të tyre të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër,” tha Buja.

Ai theksoi se prioritetet e tij do të mbeten përmirësimi i kushteve të jetës për veteranët dhe familjet e tyre, duke i quajtur ata “shtylla e lirisë dhe dinjitetit kombëtar”.

“Fitorja është e jona!”, përfundoi Buja mes duartrokitjeve të mbështetësve.