Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar projektin e madh për ndërtimin e Stacionit Modern të Autobusëve, në hapësirën ku aktualisht gjendet ish-Stacioni i braktisur dhe i degraduar.

Buja theksoi se pas tri mandateve të lëna pas dore, Lipjani meriton një qendër të vërtetë të mobilitetit urban, që do ta rikthejë dinjitetin e transportit publik.

Stacioni i ri do të ketë:
✅ vendparkime për autobusë,
✅ hapësira për biletari dhe administratë,
✅ market, byfe e restorant,
✅ informacion të qartë për linjat.

Përveç kësaj, do të ofrohet parking publik, sistem me biçikleta me qira, infrastrukturë të qasshme për të gjithë, ndriçim modern dhe siguri të plotë.

“Ky nuk është thjesht një projekt infrastrukture, por një vizion për një Lipjan të lidhur, të organizuar dhe modern. Lipjani nuk pret më – bashkë do ta bëjmë realitet”, u shpreh Shukri Buja.

Postimi i plotë: