Sllovi/Smallushë – Në një tubim mbresëlënës me përkrahje të madhe nga qytetarët, Shukri Buja ka falënderuar me mirënjohje të veçantë banorët e Sllovisë dhe Smallushës për mbështetjen e tyre të fuqishme.

“Faleminderit Sllovi! Faleminderit Smallushë! Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte. Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës,” deklaroi Buja para mbështetësve.

Ai theksoi se qytetarët meritojnë zhvillim dhe dinjitet, duke shtuar se koha e premtimeve boshe ka përfunduar: “Koha e tyre ka përfunduar! Është koha jonë! Fitorja është e jona!”

Atmosfera e entuziazmit dhe besimit në ndryshim ka përfshirë të pranishmit, duke e bërë këtë tubim një nga momentet më të fuqishme të fushatës së tij.