Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen e madhe të qytetarëve, të cilët po i bashkohen thirrjes së tij për ndryshim.
Në takimin e mbajtur mbrëmë me qytetarët, ku morën pjesë edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Sala Jashari, si dhe mbështetësit e kandidates për Kuvendin Komunal, Egzona Gashi, Buja u prit me entuziazëm dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen masive të qytetarëve të Lipjanit ndaj thirrjes sime për ndryshim. Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet: Fitorja në Lipjan është e jona!”, ka deklaruar Buja.
Ky mobilizim shihet si shenjë e qartë e momentumit elektoral që po krijon kandidatura e tij, duke e vendosur ndryshimin në qendër të agjendës politike për të ardhmen e Lipjanit.







