Në një tubim me qytetarët e Ribarit të Madh, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, dhe kandidati për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Kozhani, janë pritur me pjesëmarrje masive dhe përkrahje të gjerë.

Në fjalën e tij, Buja tha se pjesëmarrja e qytetarëve është dëshmi e përkushtimit dhe besimit në projektin e tij politik për të udhëhequr Lipjanin, si dhe në angazhimin e Herolind Kozhanit në Kuvendin Komunal.

“Demokratët e Ribarit dhanë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren që na pret”, theksoi Buja.

Tubimi u vlerësua si tregues i mbështetjes së madhe që kandidatët po gëzojnë në terren dhe si sinjal i rritjes së momentumit për zgjedhjet e ardhshme.