Më herët u bë e ditur se një zjarr i madh ka përfshirë një Qendër Tregtare në lagjen ”Bregu i Diellit” në Prishtinë, nga ku edhe janë publikuar pamje.
Rreth këtij rast Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.
Po ashtu, nga PK-ja bëhet e ditur se deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.
”Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.N ë vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Është shuar zjarri që kishte shpërthyer në Qendrën Tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë
Lajmin e ka konfirmuar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.
“Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, ka thënë ai.
Tutje ai ka deklaruar se nuk dihet akoma se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr.
“Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, ka deklaruar Gashi.







