Shuhet flaka olimpike, shihemi në Paris

Pas fjalimit përmbyllës të Thomas Bach, përmes një pike artistike është kaluar vëmendja te flaka olimpike.

Ajo është shuar gradualisht për të shënuar përfundimin e Lojërave të jashtëzakonshme Olimpike të Tokios.

Shihemi në Paris në vitin 2024.

Ashtu si nisën, Lojërat e Tokios janë mbyllur me spektakël me fishekzjarrë. “Arigato” (Faleminderit) ishte mesazhi përmbyllës.