Bedri Hamza

Shuarja e Kadaresë, Hamza: Gjeniu, kolosi i madh, edhe zëri i Kosovës në ditët më të vështira për ne

Për vdekjen e njeriut më të madh shqiptar të letrave, Ismail Kadarenë, i pikëlluar ka shkruar edhe Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Veç gjenisë së Kadaresë, Hamza kujtoi se ishte zëri i Kosovës në ditën më të vështira.

Postimi i Hamzës:

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e gjeniut të letërsisë shqipe, shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë.

Kadare përfaqëson kulmin e arritjeve të letërsisë shqipe dhe të afirmimit të saj në rrafshin ndërkombëtar. Vepra e tij e gjithanshme sintetizon historinë shpirtërore të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike. Ai ishte edhe zëri i Kosovës në ditët më të vështira për ne.

Ismail Kadare ishte dhe do të mbetet një kolos i madh i kulturës, letërsisë dhe civilizimit shqiptar.