Shtyhet turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani”

Turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani” është shtyrë pas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës për të pezulluar aktivitetit sportive në ambiente të mbyllura.

Nga Federata e Boksit të Kosovës është njoftuar se turneu është shtyrë në afat të pacaktuar. Turneu ishte paraparë të mbahej më 18 korrik me boksierë nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.

“Nisur nga fakti se Federata e Boksit, në rend të parë, e ka ruajtjen e shëndetit të sportistëve, përkundër përgatitjeve të bëra në tërësi dhe përkundër konfirmimeve për pjesemarrje të boksierëve nga shtetet fqinje, në konsultim me MKRS dhe KOK dhe duke përfillur nga rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës (në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP), ka vendosur ta shtyjë turneun tradicional të 12 me radhë të Boksit për kategoritë e reja “Lah Nimani” i paraparë të mbahet në Prishtinë, me 18 Korrik 2020. Turneu shtyhet për kohë të pacaktuar! Kërkojmë mirëkuptimin e partnerëve të FboxK, sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, delegatëve, zyrtarëve dhe shikuesve për ketë vendim qe vjen si rezultat i zhvillimeve me Pandeminë!” – është njoftuar nga Federata e Boksit të Kosovës (FBOXK).