Lajmi i fundit
Shtyhet ndeshja e Superligës së Kosovës në basketboll
Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Sigal Prishtina.
“Ndeshja e radhës në Superligës është shtyrë me kërkesën e Sigal Prishtinës. Për terminin e ri, do t’iu njoftojmë me kohë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit.