BeH

Shtyhet ekstradimi në Bosnjë i të dyshuarit për masakrën e Dubravës, Sinisha Petriq

Është shtyrë ekstradimi nga Spanja në Bosnjë-Hercegovinë i vrasësit famëkeq të klanit Zemunit, Sinisha Petriq Zenica, që dyshohet për masakrën e Dubravës.

Petriq ishte planifikuar të arrinte sot në Sarajevë, por ekstradimi i tij është shtyrë për 2 shkurt, raporton “Avaz”.

Petriq dyshohet se ishte prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë mes 22 dhe 24 maj të vitit 1999. Po ashtu dyshohet për vrasjen në kafenenë “Panda”.

Në njoftimin që i është dërguar policisë së Bosnjë-Hercegovinës, nuk është treguar arsyeja e shtyrjes së ekstradimit.

Petriq ishte një vrasës me pagesë i klanit të Zemunit dhe krahu i djathtë i Luka Bojoviqit.

Ai po pritet të transferohej në burgin e Foçës dhe të vuante pjesën tjetër të dënimit me burg, pasi Gjykata e Qarkut në Banja Llukë mori përsipër vendimet e gjykatave të huaja.

Sipas vendimit të Gjykatës së Qarkut të Banja Llukës, thuhet se Petriq do të transferohet në burgun e Foçës. Do të duhet të vuajë atje tri vjet dënim, por supozohet se do të qëndrojë një vit, e “me sjellje të mirë” do të lirohet më pas.

BONUS VIDEO: Bali Muharremaj thotë se është i gatshëm t’i përgjigjet atdheut sërish: Do të jemi i pari në front