Kryediplomati serb

Shtohet zemërimi në Serbi, sulmojnë Von Cramonin: Na gënjyen se Asociacioni është kusht për Kosovën për KiE

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq, pas përqafimit të ngrohtë me Sergeri Lavrovin në Moskë, i është hedhur në sulm Raportueses për Kosovën, Viola Von Cramon, pasi politikanja gjermane e ka cilësuar si blof të Serbisë deklarimin e Vuçiq se do të dalin nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

Dacic ka thënë se Von Cramonin “askush nuk e pyet për asgjë”, Deklaratën e saj se Serbia s’del nga Këshilli i Evropës, Daçiq e ka interpretuar si një paturpësi befasuese me të cilën politikanët evropianë i drejtohen Serbisë.

Dacic e ka quajtur Raportuesen gjermane edhe si “lobiste e dëshmuar e Kurtit”

“Kush dhe çfarë i jep të drejtën Viola von Kramon të ofendojë Serbinë, Presidentin Vuçiq dhe popullin serb? Fakti që ajo është lobiste e dëshmuar e Kurtit nuk do të thotë se ajo mund t’i diktojë Serbisë dhe Vuçiqit se çfarë duhet të bëjmë ne”, tha Daçiq.

Ai shtoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte “precedent dhe shkelje e rëndë e parimeve mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës” sepse siç tha ai “Kosova nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara i njohur ndërkombëtarisht”

“Na kanë gënjyer se kusht për Kosovën do të jetë formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe në vend që të dënohet Prishtina, tash duhet të shpërblehet me pranim në Këshillin e Evropës, Serbia është shtet sovran dhe presidenti Vuçiq ka treguar shumë herë se ai udhëheq një politikë të jashtme të pavarur dhe të pavarur të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat e Serbisë. Kështu do të vazhdojë të jetë dhe Viola von Kramon nuk po vihet në dyshim dhe as nuk kritikohet”, ka shtuar Daçiq.

BONUS VIDEO| Jashari për sulmin në Banjskë: Të akuzuarit mund të gjykohen edhe në mungesë, s’ka pengesa