Anëtari i kryesisë së PDK-së në Prishtinë dhe ish asambleisti i kësaj partie, Muhamet Selmani ka kërkuar dorëheqjen e bashkëpartiakes, deputetes Flora Brovina pas skandalit me foton e publikuar dje.
Selmani është zyrtari i dytë i lartë i PDK-së që kërkon dorëheqjen e Brovinës pas anëtarit të Këshillit Drejtues, Arben Gecaj.

Ja çfarë shkruan Selmani:
E kam dhunti nga Zoti, që në momente të rënda e ruaj shumë qetësin e shpirtit dhe reagimet i kam shumë të matura, ama loja me viktimat e dhunuara të luftës ma ka trazuar edhe shpirtin edhe veprimet.
Strukturat e PDK-së duhet vepruar e po ashtu edhe prokuroria.
Dorëheqja është akt moral, në të kundërtën shkarkim, edhe atë sa më parë.
Zbulimi i burimeve është detyrim ligjor, ndërsa manipulimi i doktoreshës vepër penale.
#dorëheqjeoseshkarkim
#përgjegjësipenale







