Shtime: Vdes një person

Sot në Shtime ka vdekur një 51-vjeçar. Kështu ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Ai tha se familjarët e të ndjerit nuk kanë pasur dyshime, kështu që bëhet fjalë për vdekje të natyrshme. Shabani tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilët e kanë konfirmuar vdekjen.

Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i viktimës t’iu dorëzohet familjarëve.

Drejtori i Policisë tha se viktima është e vitit 1971.