Shtetin s’e njohin, por kryetari i Kllokotit nga Lista Serbe blenë gjëra personale me veturë zyrtare (FOTO)

Lista Serbe nuk po merr pjesë në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka ardhur pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë, kjo parti që dirigjohet nga Beogradi vazhdon t’i shijoj të mirat që i jep shteti i Kosovës.

Edhe pse ministrat nga kjo listë nuk marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë, ata dalin në punë dhe marrin paga dhe benificionet tjera që iu ofron shteti, shkruan Ballkani.info.

Njëjtë vepron edhe kryetari i Kllokotit që vije nga Lista Serbe, Bozhidar Dejanoviq.

Dejanoviq, jo vetëm që merr pagë nga shteti, por e përdorë edhe veturën zyrtare për gjera personale.

Ballkani.info ka arritur të sigurojë fotografi ku vetura zyrtare e Dejanoviqit shihet para një marketi.

“Ai e ka përdorur veturën zyrtare për gjëra personale, për të blerë ushqime dhe gjësende tjera për vete”, thotë burimi jonë. /Ballkani.info/