Shteti për Ditën e Pavarësisë pagoi 50 euro për një gotë verë, thotë zv/ministri

Zëvendësministri i Inovacionit, Bujar Cakolli thotë se një gotë verë për festën e pavarësisë ka kushtuar 50 euro.

“Për festën e pavarësisë së Kosovës, në Hotel Venus, shteti pagoi rreth 50 euro për një gotë verë (vendore). Ose, rreth 31,000 euro për 250 – 300 veta, që pinë, hiç më shumë se 1 – 2 gota verë, me ndonjë copë djathi, të zakonshëm, ndonjë shampanjë dhe ndonjë gotë ujë, aty-këtu”, ka thënë Cakolli.

Ai thotë se ka qenë i pranishëm në këtë koktej rasti.

“Si një prej pjesëmarrësve të këtij kokteji, sinqerisht mbeta i habitur me koston financiare të këtij ahengu qevetitar. As numri i të pranishmëve në këtë koktej, as cilësia e pijeve dhe ushqimit, e as niveli i organizimit si rregullimi dhe zbukurimi i sallës, nuk mund të arsyetojnë një shumë kaq të lartë!”, ka shkrua ai. /Ballkani.info/