Shteti i vetëm aziatik që po krahasohet me Amerikën, Spanjën e Italinë për nga viktimat

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu njoftoi se 3111 persona janë diagnostikuar si të infektuar me virusin e ri për një ditë dhe kështu numri i përgjithshëm i rasteve në republikën islamike shkoi në 44 mijë e 606 persona.

Ai tha se 14 mijë e 656 pacientë të infektuar tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa rreth 3700 të tjerë ndodhen në gjendje kritike, shkruan “Anadolu”

Sipas tij, 65 nga 81 milionë banorët e Iranit tashmë i janë nënshtruar kontrollit mjekësor në kuadër të fushatës mbarëkombëtare të nisur më 5 mars.

Irani është shteti më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet më të goditura në botë, bashkë me Italinë, Kinën, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara.

Rastet e para të virusit u shënuan në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, kurse tash sëmundja është përhapur në 177 shtete dhe territore në mbarë botën.