Punëtoret e Arsimit në Komunën e Vitisë gjatë ditës së premte kanë mbajtur një protestë një orëshe pranë Qeverisë së Kosovës.
Mësimdhënësit e Vitisë para Qeverisë kanë mbajtur disa thirrje “Edhe Vitia është n’Kosovë”, “Duam pagat tona”.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka paralajmëruar grevë në qoftë se nuk bohet ekzekutimi i pagesës deri ditën e hënë.
“ Mësimdhënësit të arsyeshëm ishin të indinjuar dhe kërkonin hapa radikal sindikal. Ata janë shumë të revoltuar dhe java e ardhshme mund të gjejë Vitinë në grevë dhe ajo që ne e bëjmë gjithmonë atë solidaritetin. Nëse ndodhë greva në Viti atëherë veprimi sindikale do të ketë edhe në komunat tjera e cilat do të jenë ato do të vendos vetë secila komunë. Kolegët tonë punëtorët e arsimit në Viti e kanë zërin e tyre që i mbrojnë ai është SBASHK-u”, tha ai, raporton Ballkani.info.
Jashari ka treguar se i ka dërguar edhe një letër ministrit të Financave, Hekuran Muratit.
Kryetari i SBASHK-ut ka thënë “ Kush do që ka faj mësimdhënësit nuk kanë faj’.
Ai ka paralajmëruar se greva mund të fillojë edhe në komunat e tjera.
“Që sot Qeveria le t’i procesojë pagat. Në të kundërtën do të fillojë me Vitinë, por Vitia nuk do të mbetet vetëm. E ka SBASHK-un që nga çerdhet deri në universitete dhe gjithë Kosovën”, ka përfunduar ai./Ballkani.info/







