Shteti fqinjë i Kosovës, futet në izolim deri më datë 1 dhjetor!

Mali i Zi të premten ka marrë vendim që të nisë izolimin në luftimin e koronavirusit, raporton Reuters.

Të gjithë malazezët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre nga ora 23:00-05:00, përveç punëtorëve esencialë dhe “stafit mjekësor dhe humanitar”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, transmeton KOHA.

“Këto masa do të jenë në fuqi deri më 1 dhjetor me mundësi të vazhdimit”, ka thënë Hrapoviq.

Mali i Zi gjithashtu ka ndaluar udhëtimin ndërmjet komunave në fundjavë, dhe shumicën e tubimeve publike, përfshirë këtu edhe ato fetare dhe festat familjare.

Deri më tani në Mal të Zi janë infektuar me koronavirus 26,109 persona, derisa ky vend ka një popullsi prej 622 mijë banorëve.

Deri më tani janë regjistruar 377 të vdekur.