Shteti europian

Shteti europian që ka vendosur të heqë masat anti-Covid-19

Nga e hëna e javës së ardhshme, Skocia do t’i heq pothuajse të gjitha masat e pandemisë së koronavirusit.

Mediat e huaja, shkruajnë se pas një rënie të ndjeshme në numrat e infektimeve të reja, autoritetet në Skoci kanë vendosur të lejojnë hapjen e klubeve të natës, pub-eve, mbledhjet në çdo ambient të brendshëm si dhe të heqin rregullin e distancimit fizik.

Por pavarësisht kësaj, qytetarëve u këshillohet që të vijojnë të punojnë nga shtëpia si dhe të kryejnë teste sa herë bëhen pjesë e aktiviteteve me shumë persona.

Ndërkohë do të hiqet dhe masa për të moshuarit të cilëve u ndalohej të mos të mblidheshin me më tepër se tre persona.