Shteti aksion në Mitrovicë, por situata eskalon – serbët dalin dhe ofendojnë rëndë policinë dhe inspektorët

Policia e Kosovës bashkë me Inspeksionin dhe njësinë e Krimeve Ekonomike kanë kryer aksion në një barnatore në Veri të Mitrovicës.

Por, aty u mblodhën një numër i madh i qytetarëve për të protestuar.

Në pamje, ata shihen duke drejtuar sharje e ofendime në drejtim të inspektorëve.

Kossev raporton se pas protestave dhe fishkëllimave të qytetarëve, isnpeksioni u largua dhe pronari i farmacisë bllokoi përkohësisht objektin në mënyrë që inventari të mos konfiskohej.

Ky medium po ashtu raporton se pronarët e farmacive të tjera në qytet gjithashtu mbyllën përkohësisht barnatoret.

Shikoni pamjet: