Evropa po përballet fuqishëm me valën e re të Covidit-19. Në shumë shtete po shënohen shifra të frikshme dhe rekorde të zeza.

Në Austri numri i të infektuarve për herë të parë ka kaluar shifrën 2000.

Gjatë 24-orëve të fundit, një total prej 999 rastesh të reja të koronavirusit janë regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë.

Në Poloni , 12,107 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar brenda 24- orët e fundit, e cila është rritja më e madhe ditore që nga fillimi i epidemisë, shkruan Indeksonline.

Në 24 orët e fundit, Belgjika ka regjistruar një rekord 13,227 raste të reja të infeksionit me koronavirusin, kurse janë regjistruar edhe 50 vdekje.

Brenda 24-orëve të fundit në Kroaci, 1.563 raste të reja të infektimit nga virusi korona dhe 15 vdekje janë regjistruar.

Në 24 orët e fundit, 7,053 njerëz të sapoinfektuar u konfirmuan në Ukrainë , më i madhi në një ditë që nga fillimi i pandemisë, i cili rriti numrin e përgjithshëm të pacientëve në 322,879.