Shtetet e fuqishme të botës nuk do ta nënshkruajnë traktatin për ndalimin e armëve bërthamore

Shtetet si Rusia, Franca, Britani e Madhe, Kina dhe SHBA kanë dal kundër Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore.

Përmes një deklarate të përbashkët në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së këto shtete kanë dal kundër këtij traktati, transmeton Indeksonline.

“Ne nuk do të nënshkruajmë ose ratifikojmë këtë traktat. Ky traktat nuk do të jetë i detyrueshëm për vendet tona dhe nuk pranojmë asnjë pretendim se ai kontribuon në zhvillimin e drejtës zakonore ndërkombëtare, as nuk vendos ndonjë standard ose norma të reja” shkruhej në një pjesë të deklaratës.

Këto shtete besojnë fuqishëm se për të arritur një botë pa armë bërthamore është përmes një procesi gradual që merr parasysh mjedisin ndërkombëtarë të sigurisë.