Shtetasi kroat arrestohet në veri të Kosovës, kishte fletarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës e ka arrestuar në veri të Mitrovicës shtetasin kroat D.K., për të cilin Kroacia kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë i ditur, shkruan Ballkani.info.

Sipas raportimeve, kroati është arrestuar të premtën pasi që e ka mbajtur dënimin në qendrën e paraburgimit në qendrën e Mitrovicës, thuhet në raportimin e agjencisë kroate të lajmeve, Hina. /Ballkani.info/